Lëvizja BESA insiston që të merr një anëtarë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, si parti e dytë opozitare, ashtu siç parasheh Kodi Zgjedhor në fuqi. Pas heshtjes së KSHZ-së dhe Kuvendit, kjo parti ka ndërmarë një iniciativë për interpretim autentik të neneve të Kodit Zgjedhor që prekin këtë çështje me qëllim që para zgjedhjeve lokale të sillet një vendim dhe ata të delegojnë anëtarin e tyre në KSHZ.
Po me siguri për shkak se çdo aktivitet e KSHZ-së në këtë përbërje që është sot do të ishte në kundërshtim me Kushtëtutën, ligjet dhe rregullat e demokracisë të cilat ne të gjithë si subjekte, si aktor politik i kemi bvendos, presim që kërkesa jonë për interpretim autentik shumë shpejtë të jenë në procedurë kuvendore dhe ta marë rrugën e zgjidhjes në të cilën ky detyrim ligjor që është shumë i qartë, nuk ka kurfarë ekuivoke, kurfare dileme, Lëvizja Besa ta ketë një përfaqësues të vetin në KSHZ”, deklaroi deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli.
Me ndryshimet e fundit të kodit zgjedhor, partia e parë në pushtet dhe partia e parë në opozitë për nga numri i deputetëve kanë nga dy anëtarë në KSHZ, ndërsa partia e dytë në pushtet dhe partia e dytë në opozitë nga një anëtar. Tre anëtarët e tjerë zgjidhen me konsensus nga të gjitha partitë politike.
Neni 27 paragrafi 5: “Nga kandidatët në listën e propozuar të anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, tre anëtarë propozojnë partitë politike në opozitë edhe atë, partia politike në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvend propozon dy anëtarë, partia politike në opozitë e dyta me numër më të madh të deputetëve në Kuvend propozon një anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Partitë në pushtet propozojnë tre anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor edhe atë, partia në Qeveri me numër më të madh të deputetëve në Kuvend propozon dy anëtar, ndërsa partia e dytë në pushtet me numër më të madh deputetësh në Kuvend propozon një anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Tre anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhorzgjidhen me propozim të partive në pushtet dhe në opozitë nga radhët e kandidatëve të paraqitur”
Aktualisht parti e dytë në opozitë për nga numri i deputetëve është Lëvizja Besa, por vendin e tyre në KSHZ ende e mban Bedredin Ibrahimi, i deleguar nga PDSH e cila para mbajtjes së zgjedhjeve të fundit parlamentare ishte parti e dytë në opozitë. Sipas kodit zgjedhor në fuqi, anëtarët mund të shkarkohen në disa situata, mes të cilave edhe dalja në pension. Anëtari aktual i KSHZ-së i deleguar nga PDSH, Bedredin Ibrahimi ka plotësuar kushtet e pensionit pasi ka aritur moshën 65 vjeçare, ndërsa mosha për pension është 64 vjet. Kjo çështje pritet të shqyrtohet edhe gjatë interpretimit autentik të neneve të kodit zgjedhor.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Lëvizja BESA kërkon anëtar në KSHZ by tvshenjaofficial