Nga të gjithë vendet e rajonit, Maqedonia është e ranguar më ulët në raportin e ri të përpiluar nga “Reporterët pa kufij” për sa i përket lirisë së medieve, i cili është publikuar sot. Maqedonia është në vendin e 111, për dallim nga viti i kaluar kur ishte në vendin e 118, dhe është në grupin e vendeve ku situata e mediave është e rëndë.
Ndërkaq, sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, përmirësimi i gjendjes së mediave në Maqedoni, apo ndryshimi i pozicionit për shtatë vende, nuk duhet të jetë një ngushëllim për neve, pasi siç tha ai, Maqedonia është shteti i fundit në Europë sa ia takon lirisë e shprehjes.
“Kjo është pasojë e ndryshimit të qasjes së metodologjisë së organizatave botërore për hetimin e lirisë së mediave në botë. Kjo nuk është asnjëfarë përmirësimi, sepse ne vazhdojmë të jemi të fundit në nivelin europian për lirinë e mediave. Unë mendoj se kjo nuk do të ndryshohet nëse nuk zgjidhen burimet e krizës në Maqedoni”, ka deklaruar Naser Selmani, Kryetar i SHGM-së.
Ndryshimi i pozicionit të Maqedonisë për disa vende, sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Europiane të Gazetarëve, nuk është ndonjë përmirësim i vërtetë. Sipas tij, përmirësimi i vërtetë i Maqedonisë do të ishte nëse kthehet në pozitën që ka pasur Maqedonia para gjashtë apo shtatë viteteve , ku ishte në pozitën e 34.
“Sot Maqedonia ndodhet në grupin e vendeve së bashku me Bjellorusinë, me Kazakistanin, Taxhikistanin. Të gjitha vendet përreth, vendet fqinje, si Shqipëria, Kosova, Moldavia janë në pozicion më të mirë se Maqedonia. Kështu që, në rregull, ndoshta ka pak përmirësime, por përmirësim të vërtetë të situatës, do të ishte kthimi mbrapa disa vite”, ka thënë Rikardo Gutierrez, Sekretar Gjeneral në Federatën europiane të gazetarëve.
Sipas kryetarit të SHGM-së, duhet të ndërpriten praktikat e dhunës ndaj gazetarëve në Maqedoni, dhe të njëjtat të dënohen nga ana e institucioneve.
www.dailymotion.com/embed/video/x5jrwm0″ width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Maqedonia e fundit në Evropë për lirinë e mediave by tvshenjaofficial