Një muaj nga incidenti i përgjakshëm i 27 prillit, kur protesutes nga jashtë u futën brenda në Kuvend dhe sulmuan fizikisht deputetët. Situata eskaloi pas zgjedhjes së Talat Xhaferi për kryeparlamentar. Pas votimit të deputetëve të shumicës parlamentare, Talat Xhaferi lexoi edhe betimin për kryetar Kuvendi. Pas ceremonisë Xhaferi, Zaev të shoqëruar nga disa deputetë të tjerë të LSDM-së dhe BDI-së thirën konferencë për shtyp në pres qendrën e Kuvendit.
Protestuesit nga jashtë kaluan barrierat e policisë dhe hynë në Kuvend duke uzurpuar fillimisht sallën e madhe ku zhvillohen seancat plenare dhe hapsirat e tjera. Më pas protestues të dhunshëm, disa prej të cilëve të maskuar sulmuan edhe pres qendrën ku ndodheshin kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe deputetët e tjerë të LSDM-së të cilët i sulmuan fizikisht me grushta dhe gjësende të forta. Nga ky sulm u lënduan Zaev dhe disa deputetë të tjerë të partisë së tij, ndërsa në korridorin e Kuvendit protestues të dhunshëm kishin sulmuar edhe deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Njësitet speciale të policisë reaguan disa orë më vonë, kur filluan operacionin për nxjerjen e protestuesve nga Kuvendi dhe evakuimin e deputetëve të ngujuar dhe sulmuar në Kuvend. Gjatë ndërhyrjes policia, përdori shok bomba dhe gaz lotësjellës për të hapur korridore për evakuimin e deputetëve dhe gazetarëve, ndërsa protestuesit ngelën vetëm jashtë objektit të Kuvendit.
Sulmi i dhunshëm ndaj deputetëve nxiti reagimet e liderëve të bashkësisë ndërkombëtare si dhe reagime nga shumë vende të tjera të mëdha botërore. Të gjitha kanë dënuar këtë sulm duke porositur që kryerësit e tij të sillen para drejtësisë. Ngjarja është përcjellur me një interesim të madh nga mediat botërore.
Por, edhe pas një muaji, personat që sulmuan më 27 prill Kuvendin, shëtisin të lirë. Pasi, dhunuesit e deputetëve javën e kaluar u dënuan me kusht, duke e pranuar veprën. Tetë prej tyre janë dënuar me dënim me kusht prej gjashtë muaj, ndërsa një u dënua një vit e gjysmë.
Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdon akisionin për kapjen e të gjitha personave të përfshirë në këtë rast si dhe për zbardhjen e plotë të tij.
Teuta Buçi /SHENJA/
Një muaj nga sulmi në Kuvend, autorët ende në liri by tvshenjaofficial