Organizata humanitare Hilal ka ndërmarrë sot një aksion humanitar për ndarjen e pakove ushqimore në qytetin e Shkupit. Kryetari i kësaj organizate, Mustafa Dauti, tha se ky aktivitet organizohet në kuadër të muajit të Ramazanit. Ai shtoi se këtë vit është dyfishuar numri i pakove që do të ndahen për personat që kanë nevojë.
“Në shpërndarjen e këtyre ndihmave kemi edhe myftiun e nderuar, Rexhep Jusufi dhe operativën e tij, të cilët do të bëjnë shpërndarjen e këtyre ndihmave nëpër mjedise që ata i kanë të parapara në listave që i posedojnë. Ne sot do të shpërndajmë 1000 pako në qytetin e Shkupit ato pako kanë produkte ushqimore dhe higjienike”, ka thënë Mustafa Dauti, Kryetar i OH Hilal.
“Falënderojmë organizatën “Hilal” e cila për çdo vit ashtu siç e ka traditë gjatë këtij muaji përpiqet që t’ua lehtëson dhimbjen skamnorëve të këtyre trojeve, të vendit, flasim për Shkupin”, deklaroi Rexhep Jusufi, Myfti i Shkupit.
Nga kjo organizatë kanë paralajmëruar se aktivitete të tilla do të mbajnë edhe në qytete të tjera të vendit.
www.dailymotion.com/embed/video/x5o3a5i” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
OH Hilal ndau një mijë pako për skamnorët by tvshenjaofficial