(VIDEO) Përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së për partizimin e shtetit

Kryesore | Publikuar më 16.07.2017 në ora 19:46

LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë këmbyer akuza dhe kundërakuza për partizimin e institucioneve të shtetit. Në konferencë për mediat, Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE, deklaroi se LSDM ka filluar me zbatimin e partizimit brutal të shtetit. Sipas tij, atë që Zoran Zaev paraprakisht e paralajmëroi, tani e zbaton duke përzënë nga puna ata që nuk mendojnë njëjtë me të, por edhe duke punësuar ushtarë të cilët mendojnë si partia e tij, pa marrë parasysh profesionalizmin e tyre.

1.500 njerëz u ndryshuan nga bordet vëzhguese dhe udhëheqëse për një ditë, me çka u paralizuan njësërë ndërmarrje dhe institucione publike. Zaevi dhe LSD-ja aspak nuk e kanë të rëndësishme që për shkak të kësaj, për momentin Fondi për shëndetësi nuk mund të sjellë vendime për të siguruarit e saj jashtë vendit. Për ta aspak nuk është e rëndësishme që për agjendën e tyre për privatizimin e shtetit jeta e qytetarëve vendoset në rrezik”, tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE, thonë se Qeveria e Zaevit ka shkarkuar edhe drejtor të cilët kanë qenë të suksesshëm në menaxhin me institucionet. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LSDM-së. Në kumtesë për mediat nga partia e Zoran Zaevit thonë se partizimi i institucioneve të shtetit dhe përputhja e shtetit me partinë ishte logoja mbrojtëse 11 vjeçare e qeverisjes e VMRO-DPMNE-së.

Nga servis i qytetarëve, VMRO-DPMNE përmes keqpërdorimit të partizimit masovik, nga institucionet, bëri servis për realizimin e interesave dhe dëshirave të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Pikërisht sjellja e këtillë e VMRO-DPMNE-së ndaj institucioneve dhe qytetarëve e bëri Maqedoninë shtet të robëruar dhe e largoi nga proceset euroatlantike. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja filloi me procesin e lirimit të institucioneve të robëruara nga VMRO-DPMNE”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Në kumtesën e LSDM-së po ashtu thuhet se Qeveria ka filluar me lirimin e institucioneve të robëruara nga ana e VMRO-DPMNE-së, ndërsa kjo përfshihet edhe në suaza të planit reformues 3-6-9 të Qeverisë, për reformat në gjyqësor, media, shërbimet e sigurisë, luftën kundër korrupsionit dhe të tjera.

Mefail Ismaili /SHENJA/

Përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së për… by tvshenjaofficial