Pasi MPB ka konfirmuar ngjarjen tragjike në Kondovë ka dalë edhe me informatat e para zartare. Zëdhënësi Ivica Ilievski deklaroi se në ngjarjen e ndodhur rreth orës 10 në mëngjes, perosni S. SH. nga fshati Gllumovë, me siguri me pistoletë, ka kryer vrasje të tre personave, ndërsa një person është i lënduar dhe është dërguar në mjekim në klinikat e Shkupit.
“Kryerësi ka shtënë ndaj tre personave në hyrje të fshatit Kondovë. Prej tyre, dy kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i treti është dërguar për mjekim në spital. Në fshatin Gllumovë, kryerësi ka shtënë edhe ndaj personit të katërt, i cili po ashtu ka ndërruar jetë në vend, ndërsa kryerësi ka ikur”, tha zëdhënësi i MPB-së, Ivica Ilievski.
Nga policia thonë se gjatë përpjekjes për arrestim të kryerësit nga ana e nëpunësve shtetëror të njesitit Alfa, ai ka kryer vetëvrasje.
“Sipas informatave të para nga hetimi, arsye për ngjarjen e pahishme mesiguri janë mosmarrëveshjet familjare. Do të thotë vrasësi, tre viktimat dhe personi i lënduar janë anëtar të një familje”, theksoi Ilievski.
Nga ministria e punëve të brendshme thonë se hetimi është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij do të ketë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Policia: Shkak i vrasjes, mosmarrëveshjet… by tvshenjaofficial