Prej nesër në Televizionin Shenja fillon emisioni “Studio e hapur” me gazetarin Ismail Sinani, ku kandidatët për kryetarë komune do të shpalosin programet e tyre si dhe do të përgjigjen në vërejtjet, ankesat, pyetjet dhe nevojat e banorëve.
Në edicionin e parë të ftuar janë kandidatët nga Komuna e Likovës, por ftesës i janë përgjigjur vetëm kandidatët e Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së.
Reportazhe, pamje dhe anketa nga të gjitha komunat shqiptare, si dhe pyetje të drejtëpërdrejta në studio…
Kandidati i BDI-së në Komunën e Likovës nuk mori pjesë në debat, por 5 pyetjet e rezervuara për të janë parashtruar publikisht.
“Studio e hapur”. Na ndiqni, nesër në ora 20:30 në Televizionin Shenja!