Temperaturat e ulëta dhe reshjet e reja të borës kanëkrijuar vështirësi në qarkullim, madje shkaktuan edhe ndalesa në shumë rrugë, akse rrugore dhe fshatra malore.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftoi se, ndalesë për qarkullim të automjete të rënda transportuese ka në aksin rrugor Vallandovë-Dojran. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Ndërsa, rruga magjistrale Shkup-vendkalimi kufitar Bllacë tashmë është lëshuar për qarkullim për automjete të rënda transportuese, bëri të ditur, LAMM. Ndalesat për kamionë janë hequr edhe në aksin rrugor Kërçovë-Ohër përmes qafës malore Presekë, si dhe në grykat malore Pletvar dhe Strazhë. Ndërsa, komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Bora ka bllokuar edhe banorët e Studeniçanit, Koliçanit dhe Kitkës. Banorët e këtyre fshatrave thonë që, kanë mbetur te izoluar si pasoj e intensitetit të madh të borës që ka arritur në këto zona.
Shtresa më e lartë e borës ka arritur në Mavrovë, prej 85 centimetra, 62 në Lazaropole, 61 në Pozharane, 43 në Gjurishte, 41 në Krushevë, 38 në Tetovë, 31 në Berovë, 30 në Demir Kapi, 25 në Dibër dhe Topolçan, 22 në Shkup, 20 në Kumanovë, 16 në Strumicë, 14 në Kriva Pallankë, 13 në Pretor, 11 në Prilep, 8 në Shtip, 4 në Vinicë dhe 2 në Ohër.
Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, më ftohtë sot është në Mavrovë, me -6 gradë Celsius. Temperatura sot në Shkup ishte zero gradë, ndërsa, nesër dhe gjatë fundjavës, moti do të jetë stabil, por edhe me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Gjatë fundjavës, temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej -12 deri në -5 gradë, ndërsa në mëngjes diku në luginat do të ketë edhe kushte për paraqitjen e mjegullës.
Emine Ismaili /SHENJA/