(Viti 1963- ora 5:17 e mëngjesit, data të shkruhet në ekran dhe të insertohet me pamje të rrënimit, në prapavi të shkojnë dy deklaratat e shkurta )
Ska ndodhur veç një dridhje. Një ka qenë ajo e madhja, pastaj në secilën 1 ose 2 minuta ka pas dridhje tjera”, tha Sheqeri Rizahu, banor i Shkupit i cili e ka përjetuar momentin e dridhjes së madhe më 1963.
Menjëherë filloi të ngrihej pluhuri…E dini atëherë kishim më halla me kalldërma etj. Nuk dukej asgjë nga pluhuri, sikur të kishte re, sikur kur fryn era…”, tha Sulejman Karaxha, poashtu banor i Shkupit.
Banorët më të vjetër të Shkupit kujtojnë termetin shkatërrues të vitit 1963. 54 vjet më parë, Sheqeri Rizahu ishte vetëm 13 vjeç dhe në huti se çfarë po ndodhë, pasi papritmas qetësia e tij dhe e familjes u prish…
Kur u dridh s’dinim çfarë të bëjmë. Gjith familja dolëm në Gazi babë. Shkupi……..nuk idheshte a është ai Shkup që ka qenë a jo. Pastaj nga ai moment ne shkuam në fshat…të them si refugjatë. Për fat të mirë nuk patëm viktima prej familjes, por viktima pat te fqinjët. Ka qenë një vajzë e re 17-18 vjeç të cilën e shtypi pllaka e betonit të një dyqani”, tha më tej për SHENJA Rizahu nga Shkupi.
Një banor tjetër i Shkupit, kujtimet e tij për tërmetin i ka vetëm me mjegull, pluhur dhe rrënoja.
Isha me nënën time të njerë. Po mbanim kova me qumësht, dhe vetëm kur filloi të dridhej. Nuk e dinim çfarë po ndodhë. Jetonim aty ku tani është fakulteti Kirili dhe Metodi. Kishim shtëpinë e madhe me oborr të madhe. Në katin e epërm ishin motra e plot të tjerë, sikur ndodhë verës. Nuk e dinim kush ku është. Disa lartë, disa poshtë”, deklaroi për SHENJA Karaxha nga Shkupi.
Tërmeti shkatërrues me intensitet prej 6.1 shkallë sipas Rihterit morri jetën e 1070 personave ndërsa mbi 3000 të tjerë u plagosën. Fuqia e tërmetit la edhe mbi 200 mijë banorë pa kulm mbi kokë.
Edhe pse në Shkup vjet pati disa dridhje të tokës që i zgjuan banorët nga gjumi dhe i lanë të flejnë nën qiell të hapura, oborreve dhe parqeve, nuk pati dëme materiale sikurse kishte patur 54 vjet më parë. Por Sheqeri Rizahu thotë se ai që ndodhi vjet, e ka frikësuar edhe më shumë për shkak se tani mendonte për familjen që ishte zgjeruar deri tek nipat e mbesat.
Në historinë e vet të gjatë, qyteti disa herë është shkatërruar dhe sërish ka rilindur por asnjëherë nuk ka patur aq shumë viktima në njerëz. Tani, në vitin 201, Shkupi duket kështu( pamje te reja prej te kalaja).
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Shkupi kujton tërmetin e vitit 1963, të… by tvshenjaofficial