Edhe ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançevska Milevska shpëtoi nga paraburgimi. Mbeti në fuqi vendimi për t’ia marrë vetëm pasaportën dhe premtimi që ajo ia dha gjykatës se do të jetë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me sistemin gjyqësor. Me këtë vendim, ka mbaruar maratona e ankesave të Prokurorisë Speciale në Gjykatën e Apelit.
“Gjykata e Apelit solli vendim me të cilin i refuzoi ankesat e të akuzuarve si të pabaza, dhe të njëjtën e bëri edhe me ankesat e Prokurorisë Speciale për shqiptimin e masës së paraburgimit. Gjykata i vërtetoi vendimet e Gjykatës Penale me të cilat të akuzuarës i janë shqiptuar masa kujdesi-marrje e pasaportës dhe obligim për tu paraqitur në gjykatë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Dje u njoftua se Gruevski, Jankullovska, Janakievski, Bozhinovski dhe Protugjer i shpëtuan paraburgimit, por mbetën pa pasaporta. Gjykatësit e Apelit në arsyetimin e dhënë sot, thonë se është marrë parasysh fakti se Gruevski është paraqitur në seancën e publike dhe ka dhënë fjalën se nuk do ta pengojë drejtësinë, dhe nuk është marrë si argument pasuria e madhe që ka si rrethanë lehtësuese për të ikur nga shteti.
“Ish kryeministri Nikolla Gruevski është me identitet dhe vendbanim të njohur. Është njeri familjar, baba i dy fëmijëve, dhe ka krijuar lidhje ekzistenciale me vendin e tij të jetesës dhe në këtë fazë, zbatimi i masësë së paraburgimit për të nuk është i arsyeshëm. I akuzuari Nikolla Gruevski u paraqit në seancën publike dhe premtori që do të jetë i kapshëm për gjykatën”, thuhet më tej në njoftim.
Arsyetimet e njëjta janë dhënë edhe për Mile Janakievskin dhe Gordana Jankullovskën të cilëve Gjykata e Apelit u ka besuar se do ta mbajnë fjalën e dhënë për paraqitje të rregullt para gjykate, ndërsa Jankullovskës i besuan në arsyetimin se tashmë dy vite nuk ka futur këmbën në MPB dhe kështu nuk ka kontakte ose njerëz ndaj të cilëve do të mund të ndikonte për të penguar ndonjë dëshmi.
Nesër Gjykata e Supreme duhet ta thotë fjalën e fundit pro ose kundër paraburgimit të Goran Grujovskit, Nikolla Boshkovskit dhe Toni Jakimovskit pasi Gjykata e Apelit vendosi që ti dërgojë pas grilave. Por meqë të akuzuarit janë ankuar, vendimi përfundimtar do të merret në Gjykatë më të Lartë. Edhe pse deri tani nuk ka qenë praktikë, të akuzuarit shetisin të lirë derisa të merret vendimi përfundimat në Gjykatën Supreme.
Ferikan Iljazi Arifi
S’ka paraburgim as për Kançevskën, nesër… by tvshenjaofficial