Përfundoi edhe një seancë gjyqësore për vrasjen e vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu. Në këtë seancë i pranishëm ishte neuropsikiatri nga klinika universitare, Branisllav Stefanovski i cili prezantoi edhe rezultatet e ekspertizës neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliq, me kërkesë të këtij të fundit pasi ai kishte deklaruar se në momentin që e ka kryer veprën nuk ka qenë në gjendje të mirë psikofizike.
“Ndodhia nuk ka qenë e planifikuar dhe nuk ka qenë me qëllim. I akuzuari është munduar që t’i ikë konfliktit që u zhvillua brenda objektit të Shtëpisë së Shëndetit dhe jashtë në rrugë, kështu ai në afekt të frikës e ka humbur koncentrimin dhe ka humbur drejtimin e timonit. Pastaj edhe elemente tjera që duhet cekur janë se i akuzuari ka pak problem me njërin prej syve, pastaj dritarja e përparme ka qenë e thyer dhe një grup i madh njerëzish që ju kanë vërsulur që ta sulmonin, të gjitha këto rrethana kanë ndikuar që ai të mos shoh shumë mundësi ikjeje dhe pasi qëështë nisur drejtëështë kthyer prapë dhe është përplasur te cepi ku edhe ka ndodhur e gjithë ngjarja”, tha neuropsikiatri Branisllav Stefanovski.
Por, interesante ishte fakti që në momentin kur avokati i familjes Aliu filloi ta pyes neuropsikiatrin Stefanovski se nëse e ka parë video incizimin aty qartë shihet se nuk ka pasur një numër të madh njerëzish ashtu siç ai deklaroi, pastaj ai filloi të ndryshoj fjalët dhe tha se ishin diku 2 ose 3 persona. Gjithashtu nuk ishte i sigurt se kur janë paraqitur këta persona para se të ndodh vrasja apo pas saj dhe e gjithë kjo hamendje e mjekut ligjor shkaktoi huti për gjithë ekspertizën që ai kishte bërë. Kështu avokati Asmir Alispahiq tha se do të kërkoj ekspertizë shtesë. Gjithashtu Alispahiq kishte edhe një vërejtje kundrejt personit që sot prezantoi rezultatet e ekspertizës, sepse sipas tij nuk ka qenë objektiv dhe gjatë gjithë kohës thoshte si ai në vetëmbrojtje e ka kryer veprën për të cilën akuzohet, ndërsa detyra e tij si mjek nuk është ta dëshmoj pafajësinë e tëakuzuarit por të tregoj gjendjen psikofizike në të cilën ka qenë për derisa e ka kryer veprën.
“Metëvërtetëështë i çuditshëm fakti për mua si avokat dhe si mbrojtës i familjes Aliu, se eksperti ligjor në vend që të analizoj vetëm pjesën mjeksore, u kap për atë qëi akuzuari a e ka kryer veprën me paramendim apo jo. Kështu edhe vërejtja ime ishte në atë drejtim që mjeku, apo njëri prej ekspertëve, as nuk duhet dhe as nuk mundet që të kapet për verifikimkimin e faktit nëse vepra ishte apo jo me paramendim…Unë dua edhe njëherë të potencoj që nuk duhet, nuk mundet që të lejohet që një vepër penale e kryer në këtë mënyrë të kaloj pa dënim maksimal”, tha avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq.
Edhe avokati i nënës së Almirit, Ibrahim Bajrami, tha se nuk pajtohen aspak me deklaratën e ekspertit të sotëm, pasi ajo nuk ishte e plotë dhe objektive dhe ai gjithashtu tha se në seancën e ardhshme pret mjeku ligjor të paraqitet me një ekspertizë të ridefinuar.
“Me përmbajtjen e deklaratës së ekspertit mjeku ligjor, nuk pajtohemi, bëmë kundërshtimin tonë. Ekspertiza e mjekut ligjor ishte jo e plotë, e pjesshme, ishte përpunuar jo në bazë të gjitha dëshmive që ishin në lëndë. Jemi në pritje që prokurori publik, të bëjë kërkesën për një rishqyrtim të ekspertizës, duke u marrë parasysh të gjitha dëshmitë dhe provat materiale që gjenden në lëndë”, tha avokati i nënës së Almirit, Ibrahim Bajrami.
Për sot në gjykatë prezent do duhej të ishte prezent edhe një psikolog, por për shkaqe objektive nuk mundej të paraqitej sot në gjykatë. Seanca tjetër është caktuar për më 13 prill.
Emine Ismaili /SHENJA/
Vrasja e Almirit, avokatët kërkojnë ekspertizë… by tvshenjaofficial