Maqedonia nuk ka pasur për qëllim dhe asnjëherë nuk ka dhënë udhëzime për të kryer ndonjë aktivitet të inteligjencës kundër ndonjë vendi fqinj, përfshirë këtu edhe Serbinë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një deklaratë për mediat serbe. Ai ka shtuar se Qeveria e Maqedonisë është shumë e përkushtuar për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë.
Sipas Zaevit, qasja e vetme konstruktive për tejkalimin e problemeve është dialogu i hapur dhe i drejtpërdrejtë për të gjitha çështjet. I pyetur nëse qeveria maqedonase ka bërë një marrëveshje me shqiptarët në dëm të interesave të Serbisë, Zaev thotë se këto janë lajme të rrejshme.
“Më lejoni të jem i qartë, në politikën tonë nuk ka strategji dhe politikë në dëm të Serbisë. Pa asnjë përfundim të parakohshëm, ne e respektojmë dhe mbështesim thirrjen e Beogradit zyrtar për të mbrojtur marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe për të krijuar një kod të standardizuar të sjelljes.”, ka thënë Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
Lidhur me çështjen e Kosovës, kryeministri maqedonas thotë se Qeveria e Maqedonisë përpiqet të ndërtojë marrëdhënie miqësore të bazuara në respektimin e ndërsjellë dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare.
Ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për RTS, ka thënë se shërbimet e tyre janë të fuqishme dhe shumë mirë e dinë se çfarë ka bërë Maqedonia në lidhje me Serbinë.
“Ne nuk do të lejojmë që të na fusin në lojë, të gjithë në botë e dinë dhe janë të informuar se çfarë loje luajnë. Ne nuk kërkojmë asgjë nga Maqedonia. Si ta dija unë se do ta ndryshojnë qëndrimin për UNESKO-n? Ajo që po tentojnë është që të krijojnë fotografi se Serbia është pika e vetme e zezë në Ballkan e cila së bashku me Rusinë gjoja bëjnë komplote. Ata e dinë shumë mirë se çfarë dimë ne.”, ka thënë Aleksandar Vuç¬iq, President i Serbisë.
Ai ka shtuar se nuk Maqedonia nuk ka nevojë të thotë se e don Serbinë nëse çdoherë voton kundër saj, duke theksuar se Serbia nuk ka bërë asgjë kundër Maqedonisë, se e pranojnë emrin kushtetues të saj, edhe atë në kundërshtim me vullnetin e BE-së.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Vuçiq me tone të ashpra, Zaev arsyetohet by tvshenjaofficial
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin