Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri, prezantoi punën e Kuvendit për 100 ditëshin e parë. Ka mbajtur takime zyrtare me diplomatë të huaj, dy prej të cilave jashtë vendit. Xhaferri ndër të tjera tha se janë mbajtur nëntë seanca plenare, prej të cilave katër janë mbyllur dhe pesë janë në rrjedhë të punës, ndërsa janë sjellë pesë ligje të reja. Nga aktivitetet e 100 ditëshit Xhaferri potencoi edhe faktin se janë kompletuar të gjitha trupat punues të Kuvendit. I pyetur se kur pret që të hyjë në Kuvend ligji për gjuhët, ai tha se duhet të pritet 100 ditëshi i formimit të qeverisë që të komentohet kjo punë. Në lidhje me pikën e rendit të ditës për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevskit, kryeparlamentari Xhaferri tha se kjo do të kthehet pas përfunditmit të seancës për rishikimin e buxhetit.
Përderisa punon Komisioni amë në çështje të rishikimit të buxhetit, rregullorja përcakton që në atë kohë të mos ketë seancë plenare dhe për këtë arsye seanca me debat nuk mund të përmbyllet derisa nuk mbyllet komisioni. Derisa nuk vjen rishikimi i buxhetit në trajtim në Parlament ne do të mund të vazhdojmë me seancat e ngelura, njëra prej të cilave është edhe seanca për shkarkimin e Marko Zvërlevski”, deklaroi Xhaferi.
Kryeparlamentari Xhaferri potencoi se Kuvendi do ta mbështesë tërësisht programin reformator 3-6-9 të Qeverisë për të cilin do të formojnë dy grupe punuese për të kontrolluar zbatimin e këtij programi. Kryeparlamentari Xhaferri tha se zgjedhjet lokale do ti shpallë më së voni deri më 6 gjusht, ashtu siç caktojnë obligimet kushtetuese.
Afati prej 90 ditëve për shkak të dinamikës së punës së Kuvendit e kemi tejkaluar si maksimum, andaj unë jam në pritje të afatit të minimumit 70 ditor që nënkupton 6 gushti. Unë më 6 gusht shpall zgjedhjet lokale”, deklaroi Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Sipas kreut të Kuvendit, Talat Xhaferit, Kuvendit do të shkojë në pushim nga data 8 gusht deri më 25 gusht.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Xhaferi dha llogari, Kuvendi miratoi 5 ligje… by tvshenjaofficial