Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot kanë zhvilluar bisedë telefonike për situatën e re të krijuar në mes Maqedonisë dhe Serbisë. Ata nëpërmjet një komunikate të përbashkët, shpjegojnë se janë pajtuar që Maqedonia dhe Serbia çdo mospajtim në marrëdhëniet e përbashkëta ta zgjidhin nëpërmjet dialogut. Ndërkaq kanë diskutuar për 5 parime mbi të cilat do të bazohen marrëdhëniet mes dy vendeve.
“ Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë, të gjitha mospajtimet eventuale në marrëdhëniet e përbashkëta,do ti zgjidhin vetëm nëpërmjet dialogut. Pa dallim politikave të ndryshme lidhur me disa çështje politike rajonale, Maqedonia dhe Serbia së bashku do të luftojnë jo vetëm për mirëmbajtjen, por edhe avancimin e marrëdhënieve miqësore mes popullit maqedonas dhe serb dhe qytetarëve të dy vendeve”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Zaev dhe Vuçiq janë pajtuar se Maqedonia dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të shtuar për përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve.
“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë në përputhshmëri me normat ndërkombëtare, në vullnet të mirë dhe në bazë miqësore do t’i mbrojnë të drejtat dhe interes e përfaqësive diplomatike-konzulare në territorin e tyre. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë do të intensifikojnë komunikimin e ndërsjellë në nivelin më të lartë, do të përkrahin njëra tjetrën në rrugën euroatlantike dhe do t’i përforcojnë marrëdhëniet fqinjësore dhe stabilitetin në rajon”, thuhet më tej në komunikatë.
Biseda e sotme telefonike në mes të Zaevit dhe Vuçiqit vjen pas tërheqjes të të gjithë personelit të ambasadës së Serbisë në Maqedoni, për konsultime urgjente në Beograd si dhe tensionet diplomatike që pasuan pasi Qeveria serbe e fajësoi Maqedoninë për shumë aktivitete ofensive të shërbimeve të inteligjencës kundër Serbisë.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Zaev dhe Vuçiq bisedojnë për zbutjen e tensioneve by tvshenjaofficial
Data 29.03.2024
Aktuale
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani