Kryeministri Zoran Zaev edhe zyrtarisht paralajmëroi shkurtime në administratën publike dhe shtetërore. Ai tha se edhe përkundër dëshirës për të mos larguar askend nga puna, megjithatë, në administratë janë vërejtur tepricë të të punësuarve dhe duhet të ketë racionalizëm. Që të mos ngelen të punësuarit në rrugë, Zaev paralajmëroi se ata që do të largohen nga administrata do të sistemohen në kompani private, ku një vit do të marirn rrogë nga Qeveria, ndërsa kompania që do ti pranojë do të jetë e detyruar që ti mbajë në punën të paktën edhe për një vit më tej.
Një pjesë e administratës publike është shumë cilësore, e udhëzuar dhe mirë I di punët, por përgjithësisht është tepricë. Ne do të ofrojmë në vitin e parë ne ti paguajmë dhe ju ti merni, me kusht që ti mbani të paktën edhe një vit. Nuk duam njerëzit ti largojmë nga puna, por e shohim se nuk mund për një vend rojtari të ketë 19 persona, për një vend udhëheqës të ketë 7 persona. Nuk është në rregull, paret janë aq në shtet dhe në një ambient të këtillë neve na takon se si do ti orientojmë paratë. Unë premtova se nuk do të ketë revanshizma, se nuk do të largohen njerëzit, ata janë qytetarët tanë dhe asnjëherë nuk shiqojmë nga ai prizëm, por aty ku ka tepricë shteti patjetër ta racionalizojë”, deklaroi kryeministri Zaev.
Zaev e paralajmëroi këtë masë gjatë takimit me afaristët, anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore ku ishte i shoqëruar edhe nga ministra të tjerë të Qeverisë nga sektori i ekonomisë, finansave dhe transportit dhe lidhjeve. Zaev premtoi mbështetje dhe shumë lehtësime për kompanitë vendore si dhe trajtim të barabartë të tyre me investitorët e huaj.
Çdo investitor i huaj që fitonte beneficionet nga shteti, vlejnë edhe për investitorët vendor, komplet të njëjtat. Gjatë gushtit, besoj kah fundi i gushtit, bashkë nënkryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, ministri i ekonomisë, transportit dhe lidhjeve, bujqësisë, ekologji finansave dhe unë personalisht, do ti publikojmë pakot e ashtuquajtura meny. Në mënyrë transparente që secili ta dijë çfarë mund të pret nga shteti. Pakot bazë do të vlejnë për të gjithë, lirimi nga tatimi personal dhe nga tatimi i fitimit do të vlejë për të gjithë dhe kjo është pakoja bazike”, tha kryeministri Zaev.
Zaev poashtyu premtoi edhe ndryshimin e sistemit për kthimin e TVSH-së duke i hequr të drejtën ministrit dhe Drejtorisë së të ardhurave publike për të ndërhyre dhe duke impelemtuar një sistem të kthimit të TVSH-së me automatizëm nga thesari shtetëror. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, në paraqitjen e tij tha se Qeveria aktuale ka pranuar 70 për qind të platformës së propozuar nga kjo odë ekonomike, por doli edhe me katër kërkesa që ndikojnë në punën e afaristëve dhe kompanive vendore.
Zbatimi i ligjit të zhvillimit të barabart rajonal që kërkojmë 1 përqind nga BPV të finansohet në zhvillimin e barabartë rajonal. Të bëjmë rregullimin e infrastrukturës në zonën e Vizbegut e cila ende nuk është zonë industriale. Mbështetja e bniznesit vendor e për të dëshmuar këtë Qeveria kërkojmë të formon një komision për trajtim të veçantë të zonës së rrezikuar nga svërshimet, respektivisht zona e Hasanbegut dhe si kërkesë e katërt është rregjistrimi i popullatës”, tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.
Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev tha se në muajin gusht ka caktuar takim me afaristët nga zona e Vizbegut dhe premtoi zgjidhje të problemeve në këtë zonë, ndërsa për zhvillimin e barabartë rajonal përmes 1 për qindit nga bruto prodhimi vendor, tha se kanë përpiluar një softuer ku do të krijohet një pasqyrë e saktë se ku janë investuar paratë e shtetit me qëllim që të dihet qarte ku ka nevojë për investime shtesë.
Ka një projekt në kabinetin tim që është finansuar nga Qeveria zvicrane dhe ai parasheh krijimin e një softveri preciz ku çdo investim i shtetit do të azhurohet dhe në fund të vitit do të kemi në mënyrë softverike, pa shikim subjektiv të punëve, pra një pamje objektive për çdo denar të buxhetit të shtetit ku është shpenzuar në teritorin e Republikës e Maqedonisë, në mënyrë grafike, me hartë, sipas komunave siç duhet”, tha Angjushev.
Zaev tha poashtu se do të pret edhe në të ardhmen kritika, vërejtje dhe sugjerime nga afaristët me qëllim të krijimit të një klime më të mirë ekonomike. Ai tha se do të insistojë që të ndërlidh veprimtarinë e investitorëve të huaj me ata vendor, si dhe të rrisë eksportin e prodhimeve vendore.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Kryeministri Zaev paralajmëroi shkurtime në… by tvshenjaofficial