BDI mbrëmë ia ka kthyer LSDM-së ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, me vërejtje të caktuara. Sipas informatave jozyrtare BDI ka më shumë vërejtje rreth këtij ligji. Burime jozyrtare të BDI-së thonë se nga Zoran Zaev do të presin përgjigje deri të dielën. Marrjen e materialeve nga BDI e ka konfirmuar sot edhe vetë kreu i LSDM-së Zoran Zaev, i cili tha se për momentin në partinë e tij po diskutojnë për materialet e pranuara nga BDI.
“Janë material për të cilat diskutojmë, diskutuan edhe me VMRO-në, tani diskutojnë edhe me ne, mbrëmë vonë, diku para mesnate arritën materialet, grupet tona punuese e shqyrtojnë dhe sa të kemi informata do tu njoftojmë menjëherë. Për ne është e pranueshme gjithçka që është në korniza të Kushtetutës dhe e gjithë ajo që paraqet nevojë praktik të qytetarëve të bashkësisë shqiptare, gjithsesi duke e pasur parasysh edhe nevojë e qytetarëve të bashkësive tjera minoritare”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
I pyetur nga gazetarët nëse shpreson në arritjen e marrëveshjes, Zaev deklaroi se beson që do të gjendet zgjidhje por nuk mund të thotë për sa kohë mund të ndodh ajo.
“Unë besoj se me korniza të këtilla të vendosura gjëra, dhe vendosjen e konceptit një shoqëri për të gjithë, besoj se do të gjendet zgjidhje, nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo për shkak se e dini që ne nuk jemi në këtë procedurë ata që në përgjithësi vendosin, para së gjithash presim vendime nga an e BDI-së, mbrëmë dhanë zgjidhje konkrete, nuk e kam parë personalisht, por gjithsesi në kohë sa më shpejt të mundshme ne do të deklarohemi për atë zgjidhje”, theksoi Zaev.
Megjithatë çështje tjetër e cila duhet të merret parasysh janë edhe zgjedhjet lokale, për të cilat Zaev tha se koha po afrohet dhe se sipas ligjit, në fund të shkurtit ose deri në 5 mars është koha kur duhet të sillet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve lokale.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Powered by WPeMatico