Gjatë gjithë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, LSDM dhe lideri i saj Zoran Zaev deklaronte se BDI është po aq e zhytur në krim dhe korrupsion sa edhe VMRO DPMNE-ja. Kur i gjithë opinioni në vend protestonin dhe kërkonin rrëzimin e Gruevskit, ishte vetëm BDI-ja ajo që me mish e me shpirt mbronte VMRO DPMNE-në. Por një moment kthese ndryshoi gjithçka. BDI gjeti formulën se si t’i vardiset LSDM-së dhe shefave të saj. Ishte deklarata e deputetit të BDI-së Branko Manojllovski për mbrojtjen e homoseksualëve formula me të cilën BDI fitoi përkrahjen e LSDM-së për zgjedhjet lokale. Edhe atë jo vetëm të LSDM-së, por edhe financierëve të saj. Sipas informatave, me rolin e saj pro afirmimit të homoseksualëve, BDI ka siguruar mbështetjen politike nga LSDM, si dhe mbështetjen financiare nga SOROS-i. Mbi 40 milionë euro para të SOROS-it janë derdhur në fushatën parazgjedhore për BDI-në, ndërsa një pjesë e tyre kanë shkuar për të korruptuar media, portale, analistë e opinionistë që t’i shërbejnë BDI-së në zgjedhjet lokale. Në këmbim të mbështetjes politike dhe financiare, BDI duhet që të ndihmojë agjendën pro-LGBT të LSDM-së dhe SOROS-it pas përfundimit të zgjedhjeve. Por kjo matematikë e bërë nëpër kuloare të errëta nuk u doli siç duhet në terren. BDI me votat e LSDM-së në rrethin e parë doli në avantazh të ngushtë para kandidatëve të Aleancës dhe Besës, por koalicioni mes këtyre dyjave do të përmbys rezultatin në rrethin e dytë. Numrat tregojnë se Besa dhe Aleanca bashkë kanë më shumë vota se BDI-LSDM thuajse në të gjitha komunat shqiptare.
Data 25.04.2024
Aktuale
- (VIDEO) Kampi politik shqiptar, VLEN akuzoi Frontin për “blerje të fitores”
- Një detaj që i lidh me Hanën, ja çfarë mban Mozzik dhe Getinjo në shtëpinë e tyre
- Toshkovski: Zgjedhjet përgjithësisht kaluan qetë, 12 raste të fotografimit të fletës së votimit
- ESHS: Paga mesatare për muajin shkurt ka shënuar rritje për 16.5 për qind
- (VIDEO) Siljanovska dhe Pendarovski përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
- Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
- (VIDEO) Rritja e buxhetit për modernizimin e armatës, tregues i fortë i përkushtimit të RMV në NATO
- Rezultati zgjedhor: Prof. Dr. Sylejman Baki bën thirrje që MPB të jetë korrekte dhe e paanshme