#ClickPlus (e martë, 14 nëntor)
Tema: Shtetësia e mohuar!
Të ftuar:
Elmi Aziri – Zv/ministër i Punës dhe Politikës sociale,
Ibrahim Beqiri – Ndihmës-ministër në Ministrinë e Brendshme
Gazmend Gudaçi – UNHCR, Zyra e Komisariatit të Lartë të Refugjatëve në Maqedoni,
Hajrullah Misini – ish-deputet
Apatrid, të mohuar, të padukshëm ose njerëz të harruar, janë disa nga emrat me të cilët karakterizohen qytetarët të cilët nuk kanë arritur të kenë shtetësi në vend!
Statusi, pasojat dhe ardhmëria e shumë qytetarëve të Maqedonisë, të lindur dhe të rritur në këtë shtet, vazhdon të jetë në pikëpyetje, por çfarë planesh ka pushteti i ri për këtë problem të vjetër?
Cilat janë kriteret e reja/vjetra për shtetësinë, sa njerëzve u mohohet shtetësia, dhe për cilat arsye?
Të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin debatin mund të vijnë në hapësirat e TV 21, të martën në ora 11:00 në Shkup! Transmetimi i emisonit do të jetë në mbërmjen e së martës, në ora 21:30.
Shihemi në #ClickPlus #TV21