Video/Click me Selën: Taktizohet me qeverin e re?

Kryesore | Publikuar më 11.01.2017 në ora 22:14

Deklarata vjen si risi kësaj rradhe, më parë nuk debatohej për interesa dhe të drejta kolektive të shqiptarëve, por diskutohej se kush të hyjë në qeveri.

Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga 5 subjektet politike nuk është taktizim shprehet Sela në intervistën që trasmetohet në Tv 21, përcjell Almakos.

Pati vështirësi, ka pasë debat në lidhje me deklaratën, ka pasë miqë dhe dashamir që më kanë bërë sugjerime, unë kam dhe pakënaqësi nga kjo deklarat por e kam parasysh që jam në opozitë dhe s’kemi numra, nuk e kemi marr verdiktin e popullit..”Ahmeti gabon që shqetësohet për palën maqedonase. Ne si shqiptarë nuk kemi çka humbim.” Eshtë një fillim i mbarë, një politikbërje e re e shqiptarëve në maqedoni, përbërje që duhet ti japim forcën partive që do bëjnë qeverinë, deklaron Sela në Click.

“Kushtet tona janë të arsyeshme, ne nuk duam t’ju marrim diçka maqedonsve, por ne themi që tatimet tona që i paguajmë në Tetove t’i leni gjysmat në Tetovës, paratë tona t’i lishojnë në shkollat tona, dhe nga ana tjetër ne i shohim paratë tona që i investojnë në projekte maqedone Shkupi 2014”.
“Shqiptarët kur do të jenë të fortë në institucione, do të jenë të fortë dhe të barabartë me maqedonasit”, theksoi Sela.