Vitin e kaluar për 6,5 për qind më i ulët çmimi mesatar i banesave

Ekonomi | Publikuar më 12.03.2017 në ora 12:12

Çmimi mesatar i metrit katror të sipërfaqes banesore në vitin 2016 ka qenë 43.091 denarë, që është për 6,5 për qind më pak në krahasim me vitin 2015, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Në Shkup vitin e kaluar çmimi mesatar i metrit katror i sipërfaqes banesore është 50.829 denarë, për 3,9 për qind më pak në krahasim me vitin 2015, ndërsa në vendet e tjera të populluara në vend ajo ishte 32.721 denarë, apo për 1,6 për qind më pak në krahasim me vitin 2015.

Në gjysmëvjetorin e dytë në krahasim me të parin në vitin e kaluar, çmimi mesatar i metrit katror të sipërfaqes banesore është ulur për 5,9 për qind, ndërsa në Shkup ulja paraqet 3,8 për qind.

Çmimet e cekura mesatare të metrit katror të sipërfaqes banesore janë pa Tatim të vlerës së shtuar.