Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri, Donald Trump. Meta është pritur në Departamentin Amerikan te Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit William Brownfield.
Meta dhe Brownfield diskutuan për forcim të bashkëpunimit më tej për reformën në drejtësi e luftën kundër krimit te organizuar. Brownfield vlerësoi hapat madhorë të ndërmarra për Reformën në Drejtësi.
Ai përgëzoi kreun e Kuvendit Meta për konsensusin e arritur në miratimin e reformës.
18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)