Vjedhje e arit si nëpër filma në argjendaritë e Klinës (Video)

Kronikë e zezë | Publikuar më 20.03.2017 në ora 20:47

Vetëm shiriti i policisë tregoi se në qendër të Klinës ka ndodhë diçka brenda disa lokaleve.

Nga jashtë nuk shihej asgjë e pazakonshme. Por, hajnat kanë hyrë në këto katër lokale dhe kanë vjedhur një kasafortë 600 kilogramësh brenda një argjendarie, njofton Klan Kosova.

Aty hyn nëpërmjet dritares. Por për ta nxjerr kasafortën thyen murin e lokalit fqinj dhe dolën nga dera e pasme e tij.  Kasaforta brenda pati ari në vlerë 60 mijë euro.

E kjo nuk u mjaftoi 3-4 hajnave që kryen këtë vepër. Ata hyn edhe në një argjendari tjetër afër, duke thyer murin e një salloni ondulimi.