VMRO-DPMNE-ja sot akuzoi se LSDM-ja ka për qëllim ta ridefinojë shtetin vetëm për të ardhur në pushtet dhe se për këtë qëllim planifikon ta shkelë edhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
“Atë që e kemi paralajmëruar gjatë tërë fushatës parazgjedhore, tani e shohin të gjithë, LSDM-ja tenton vetvetiu të garojë në zgjerimin e ofertës ndaj partive shqiptare që të vijë në pushtet me çdo kusht. LSDM-ja fuqishëm ka hyrë me qëllim për ridefinim të Republikës së Maqedonisë. LSDM-ja për këtë qëllim të saj planifikon ta shkelë Kushtetutën e Republikës së Maqedoni. Këtë nuk do ta lejojmë”, thotë VMRO-DPMNE-ja.
Në kumtesë theksohet se VMRO-DPMNE-ja nuk do të lejojë rifaktorizim të popullit të Maqedonisë dhe bashkësive tjera etnike në Maqedoni.
“E përkujtojmë edhe LSDM-në dhe secilin që dëshiron të luajë bixhoz me interesat shtetërore dhe kombëtare se në Republikën e Maqedonisë ka edhe të tjerë të cilët mendojnë në ato interesa dhe të cilët janë të gatshëm të luftojnë për ta. VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni fituan në zgjedhje, duke e fituar shumicën e mbështetjes dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët e kanë njohur qëllimin e LSDM-së për ridefinimin e Maqedonisë. Përcaktimi ynë historik dhe ideologjik, por edhe mandat i dhënë nga shumica e qytetarëve, është mbrojtje e interesave shtetërore dhe kombëtare në cilën do formë dhe në cilën do situatë”, njofton VMRODPMNE-ja.
Powered by WPeMatico