01 Dhjetor
Partia opozitare VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku do të diskutohet për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetët e koalicionit parlamentar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-së, për shkak të paraburgimit për ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Jozyrtarisht Alast mëson se VMRO planifikon që që t’i bojkotojë të gjitha seancat kuvendore përderisa të arrestuarit për ngjarjet e 27 prillit ndodhen në paraburgim. Për momentin të gjithë anëtarët e VMRO-së ndodhen në selinë e kësaj partie ku po diskutojnë lidhur me ngjarjet aktuale.
Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-së edhe sot ka ftuar aktivistët e saj në protestë dhe kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve.