Me vendimin e Katica Janevës për abolim të Zaevit, përfundon edhe arsyeja kryesore për egzistencën e Prokurorisë Speciale Publike, kështu u shpreh anëtari i komitetit qendror i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski. Ai tha se VMRO-DPMNE vlerëson se opinioni duhet ta ketë të qartë se kjo prokurori tanimë është bërë, siç tha ai, institucion i pakuptimtë. Sipas Milloshovskit, Prokuroria Speciale publike, nuk vepron sipas ligjit, por sipas nevojave të LSDM-së, dhe kryetarit të saj Zoran Zaev. Reagimi I VMRO-së vjen pas tërheqjes së akuzës për rastin “Puç”
”Me vendimin e turpshëm për abolim të Katica Janevës ndaj Zoran Zaevit, ne e kemi parë se Prokuria Publike Speciale, në vend që të ndjek penalisht krimin, është paraqitur si mbrojtës i kriminelëve të aboluar. Dhe tanimë nuk egzistojnë dilema se PSP është tërësisht jorpofesionale, e partizuar dhe e politizuar”, deklaroi Antonio Milloshoski, anëtar i komitetit qëndror të VMRO DPMNE-së.
Nga ana tjetër, LSDM përmes një komunikate ka reaguar ndaj këtij prononcimi, duke theksuar se vetëm Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë penguar drejtësinë, sepse siç thonë ata, e kanë ditur përgjegjësinë e tyre.
“Ka dështuar tentimi i pafytyrë i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, që për të shpëtuar veten, i gënjen qytetarët me furgona të verdhë, pajisje taktike, stacione bazë të klonuara”, shkruan në reagimin e LSDM-së.
Nga kjo parti thonë se Prokuroria Speciale Publike, me vendimin e djeshëm e ka vërtetuar se Gruevski ka qenë i kapur në tentimin për montim të ngjarjeve politike, të quajtur “Puç”, ndërkaq sipas LSDM-së, Gruevski dhe kryesia e VMRO-së kanë qenë të vetmit të cilëve u ka penguar insitucioni I pavarur i PSP-së.