VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në se ka abuzuar për fushatë me të gjitha institucionet shtetërore për qëllime partiake, duke i shfrytëzuar të dënuarit me premtime për amnisti dhe shpërblim.
“E gjithë kjo është bërë me “AMININ” e MPB-së”,- thonë nga VMRO-DPMNE.
Policia, në vend që të mbajë rendin dhe qetësinë publike, ka kryer terror dhe presion mbi qytetarët e Maqedonisë në favor të LSDM-së, e cila është vënë në mbrojtje edhe të personave që kanë blerë vota nëpër shtëpitë.
Ata akuzojnë edhe kandidatit për kryetar në komunën e Shuto Orizarës, Kurta Dudush, nga radhët e LSDM-së që kanë kryer presion mbi simpatizantët e VMRO-DPMNE-së, duke i kërcënuar me largim nga puna.
“Gara zgjedhore për rrethin e dytë në zgjedhjet lokale filloi me hermelinë, xhipa, njësitë speciale dhe Alfave në rrugët e Shuto Orizares. Situata në komunën e Shuto Orizarës nuk kishte atmosferë demokratike të qetë parazgjedhore, por dukej si gjendje lufte. Gjendja kaotike e krijuar nga Qeveria është vërejtur edhe në fushatën elektorale kur janë blerë vota. Ka pasur tentim për likuidim të kryetarit të Karposhit, Stevçe Jakimovski, nga ana e njerëzve të afërt të LSD-së. Në Sveti Nikollë, një grup aktivistësh të kësaj partie kanë sulmuar policinë vetëm për faktin që nuk janë pjesë dhe simpatizantë të partisë së tyre”,- u tha nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së, në shtabin komunal të LSD-së në Butel është qëlluar me armë zjarri në mbrëmjen e zgjedhjeve drejt aktivistëve të VMRO-së, ndërsa sipas kësaj partie MPB hesht.
Në lidhje me atë se a do të ketë VMRO bashkëpunim me ndonjë parti politike shqiptare në rrethinë e dytë, nuk është përjashtuar kjo mundësi.
Nga kjo parti u shprehën se janë duke bërë analiza dhe kjo temë do të mbetet e hapur deri në sjelljen e ndonjë vendimi përfundimtar.