VMRO-DPMNE ka thënë se në LSDM ka nervozë nga vizita e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në Maltë, në kongresin dhe samitin e Partisë Popullore Evropiane.
Sipas tyre në takimet e realizuar, e tërë Evropa është njoftuar për krimet e bërë të udhëheqësis së LSDM0së.
“E tërë Evropa është e vetëdijshme për raportin e dhënë kohë më parë se komuna e Strumicës është komuna më e korruptuar në Evropë, ndërsa kryetari i saj është Zoran Zaev. Zaev është shndërruar në sinonim të krimit, korrupsionit në korniza evropiane”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, raporton SHENJA.
Sipas tyre në mënyrë të qartë gjatë takimeve që ka pasur Nikolla Gruevski me lider të ndryshëm është thënë qëndrimi se Partitë Evropiane Popullore I përkrahin partitë si motër në Evropë.