27 November
“Protestat e paralajmëruara më datën 3 dhjetor nga VMRO-DPMNE-ja për të kërkuar drejtësi, bëhen për të parë se sa ndikim dhe sa aktivistë i kanë mbetur kësaj partie” thotë ish anëtari i lartë i këtij subjekti politik, Jovo Keknovski. Sipas tij, me këtë protestë VMRO-DPMNE edhe njëherë do tentoj ta manipuloj opinionin, me qëllim që të shpëtoj kryesia nga përgjegjësia për humbjen në zgjedhjet lokale. Kekenovski vlerëson se protestat nuk do të gjejë mbështetjen e aktivistëve të VMRO-DPMNE-së, pasi që shumica prej tyre tanimë kërkon reformimin e kësaj partie.
Ky është një tentim i tyre për të parë se sa fuqi kanë dhe sa vëmendje kanë në anëtarësinë e partisë dhe unë mendoj se ka mbet vetëm një numër i vogël i aktivistëve. Gjithashtu edhe shtabet partiake janë mbyllur. Kjo për arsye se një numër i madh i anëtarëve janë të pakënaqur me udhëheqësinë e kësaj partie dhe kërkojnë reformimin e së njëjtës e jo manipulimin e aktivistëve të mbetur me anë të protestave që i kanë paralajmëruar. Këta protesta bëhen vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet e jo për të shpëtuar dikë tjetër- deklaroi Jovo Kekenovski – ish anëtar i VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë VMRO-DPMNE thotë se institucionet dhe gjykatat janë të kapura nga pushteti dhe se nuk ekziston mënyrë tjetër e të kërkuarit drejtësi, përveç se protestave dhe tubimeve.
Institucionet janë të robëruara dhe punojnë nën diktatin e Zoran Zaevit. Gjykatat janë të frikësuara dhe të gjunjëzuara. Nuk ka rast apo lëndë e cila është dokumentuar me fakte, a prokuroria ta ketë zvarritur plot 3 vite. Sot ishim dëshmitarë të edhe një “kohë të pacaktuar” të rastit “Mitmarrja”. Viti i tretë ku gjykata nuk mund ti plotësoj kushtet për ta gjykuar Zaevin për atë që e pa i gjithë opinioni, se si ai kërkon mitmarrje prej 200 mijë eurosh. Në kushte të këtilla, kur institucionet janë nën presion dhe kur gjykatat janë nën kërcënime direket, nuk eksiton alternativë tjetër e të kërkuarit drejtësi- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE kërkon që kryetari i Pustecit të Shqipërisë, Edmond Temellko të lirohet edhe nga paraburgimi shtëpiak. Ata paraburgimin e Themelkos e krahasojnë me të dënuarit e rastit të Monstrës, të cilët i quajnë “vrasës” dhe shprehen kategorikisht kundër lirimit të tyre. Protesta është paralajmëruar se do të mbahen me 3 dhjetor, të dielën në orën 18:00.
Besian Leka