12 Janar
VMRO-DPMNE-ja zgjodhi Komitetin e ri Ekzekutiv të partisë. Igor Janushev, ish drejtor i NTP-së do të jetë sekretar gjeneral i partisë. Nënkryetar do të jenë Aleksandër Nikollovski, kryetari i Kavadarcit Mitko Jançev dhe ish ministri Vllado Misajllovski.
Ndër anëtarët e ri të Komitetit Ekzekutiv janë Vllatko Gjorçev, Trajko Sllavevski, Toni Mihajllovski, Konstantin Bogdanov nga reformatorët, Daniella Rangellova, Aleksandwr Nikollovski, Ane Llashkovska, Koce Trajanovski, etj.
Në mesin e anëtarëve të ekzekutivit partiak nuk janë funksionarët e lartë të partisë, ndër më të zëshmit deri tani, Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Trajko Veljanovski dhe as ish kreu i saj Nikolla Gruevski.