VMRO-DPMNE në komunikatën e sotshme thekson se populli më 11 dhjetor nuk ka votuar për shtet binacional, për dy gjuhësi dhe ndryshimin e flamurit dhe himnit dhe për këtë shkak po kundërshton Platformën e Tiranës.
“Qytetarët qartë tregojnë se nuk dëshirojnë platforma nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e dëshirojnë platformën e Tiranës, të cilën LSD dëshiron ta çojë përpara dhe të formoj qeveri me çdo kusht. Kriminelët nga LSD nuk mund të gënjejnë popullin me qëllim shpëtimit nga burgu. Populli i ka lexuar dhe i porosit çdo ditë nga rrugët se do të përgjigjen para drejtësisë. Nuk mund me asnjë platformë që është në kundërshtim me kushtetutën të shpëtojnë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme me qëllim, theksohet në komunikatë, populli ta refuzoj platformën e Tiranës.