VMRO-DPMNE i bëri thirrje Prokurorisë Speciale Publike të punojë në pajtim me ligjin dhe thotë se është e obliguar të gjitha materialet e përgjuara ilegale menjëherë pa përjashtim në procedurë ligjore t’i shkatërrojë dhe për shkatërrimin e materialet të krijojë procesverbal.
“Mos shkatërrimi dhe ruajtja e tyre, posedimi dhe shfrytëzimi paraqet keqpërdorim të ashpër dhe serioz të detyrës zyrtare dhe është e dënueshme me ligj. Ata thjeshtë mund të përdoren për shantazhim të qytetarëve dhe biznesmenëve” , deklaroi sot para dite Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Ai tha se PSP është vendosur dhe është instrument i Lidhjes Socialdemokrate për presion ndaj VMRO-DPMNE-së dhe për krijimin e materialeve me të cilat do të nxihet udhëheqësia e kësaj partie.
Shtoi se objektiv i PSP-së është vetëm një parti politike dhe qindra njerëz nga VMRO-DPMNE faji i të cilëve, siç tha, nuk është krimi, por ajo që kanë qëndruar me popullin si beden i vetëm për mbrojtjen e shtetit.
Data 18.04.2024
Aktuale
- Fronti Europian: Bartësi i njësisë zgjedhore 3, Prof. Dr. Sylejman Baki vizitoi fshatin Dorfuli të komunës së Llozovës
- Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës
- VLEN: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut
- Rritet në afro 34 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
- Kush ia mbushi fytin me lira Mihrije Brahës
- Zgjedhjet Parlamentare/ Mickoski: Fushatë pozitive për të kthyer shpresën e qytetarëve!
- TV Alfa ushtron trysni ndaj ASHMAA
- “S’mundem ta quaj baba vetëm se ka fjetur me mamin! Edona rrëfen historinë me të atin