VMRO-DPMNE në komunikatën e sotshme kërkon që LSDM të refuzoj platformën e Tiranës dhe të pranoj zgjedhje të reja parlamentare, në të cilat, thonë ata, qytetarët do të tregojnë mendimin e tyre për platformën.
“Krimineli Zaev në kundërshtim me vullnetin e popullit ka pranuar platformën e Tiranës dhe dëshiron ta bëj Maqedoninë dygjuhëshe, të ndryshoj flamurin, himnin dhe stemën, të ndryshoj emrin e shtetit sipas vijave greke dhe të federalizoj Maqedoninë, duke rrezikuar edhe shkatërrimin e saj. Krimineli i aboluar Zaev dëshiron që borxhet e tij ndaj narko-mafisë dhe personat nga jashtë që mendojnë si ai t’i paguaj me shtetësinë maqedonase dhe pranim të platformës së Tiranës”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.