VMRO-DPMNE: Zaev ka nevojë patologjike për pushtet

Kryesore | Publikuar më 21.04.2017 në ora 11:11

Partnerët e koalicionit të Zoran Zaevit nga Aleanca për Shqiptarët mbrëmë edhe një herë vërtetuan se për ta nuk është i rëndësishëm interesi shtetëror, kështu mes tjerash thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.

“Zoran Zaev është i dëshpëruar dhe ka nevojë patologjike për pushtet. Ai në pushtet e sheh shpresën e vetme për shpëtim dhe amnisti të të gjitha krimeve që i ka bërë ai dhe kryesia kriminale e LSD-së”, qëndron në kumtesën e VMRO-së.

VMRO gjithashtu akuzon Zaevin se ai nuk ka mundësi që të dënojë asnjë deklaratë antishqiptare që vjen nga partnerët e tij zyrtar.