“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi vetëm që të formojë koalicion qeveritar, pasi që në të kundërtën do të përfundojë në burg 9 vjet, për shkak të marrje ryshfet dhe për shkak të dhunës ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore”, porositi Dragan Donev nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp.
“Është e qartë se pse Zaev është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi dhe çfarëdolloj tregtie. Zaev e di se nuk e ka mbështetjen e popullit. E di se i humbi zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se populli e kundërshtoi mundësinë që kriminelët e aboluar ta udhëheqin shtetin. Për atë, përpara Zaevit janë dy mundësi, ose të përpiqet që me çdo kusht të formojë Qeveri ose që të pajtohet me faktin se vitet e ardhshme do t’i përfundojë në Burgun e Idrizovës”, tha Donev.
Data 28.03.2024
Aktuale
- Mitrevski: Deri më 28 Maj duhet të thirret seanca konstituive për përbërjen e re Parlamentare
- Rama: Synojmë të kemi 4 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri
- Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Egjiptit, Nader Saad
- Taravari për marrëveshjen e Selës me Ahmetin: Nëse mendojnë që BDI-ja duhet të vazhdojë në pushtet është e drejt e tyre legjitime
- Duda vishet si ‘barbi’, por nuk besoj se keni parë ndonjëherë kukull më seksi se kaq
- VMRO në mbledhje të organeve më të larta partiake do t’i konfirmojë listat për deputetë
- Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it
- Takimi Xhaferi – Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje të korrekte