“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi vetëm që të formojë koalicion qeveritar, pasi që në të kundërtën do të përfundojë në burg 9 vjet, për shkak të marrje ryshfet dhe për shkak të dhunës ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore”, porositi Dragan Donev nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp.
“Është e qartë se pse Zaev është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi dhe çfarëdolloj tregtie. Zaev e di se nuk e ka mbështetjen e popullit. E di se i humbi zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se populli e kundërshtoi mundësinë që kriminelët e aboluar ta udhëheqin shtetin. Për atë, përpara Zaevit janë dy mundësi, ose të përpiqet që me çdo kusht të formojë Qeveri ose që të pajtohet me faktin se vitet e ardhshme do t’i përfundojë në Burgun e Idrizovës”, tha Donev.
Data 27.04.2024
Aktuale
- Ilir Meta: Fitorja e profesoreshës Siljanovska Davkova do të jetë edhe më bindëse
- Fronti Europian – Zona zgjedhore 3: Baki së bashku me Llogën dhe Murat vizituan komunën e Berovës dhe Vinicës
- Mbresa e mrekullueshme, vjen plot stil në setin fotografik
- Sara Hoxha bën deklaratën e papritur: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës, por…
- Dimitrievski: Nuk do të hyj në asnjë koalicion të mundshëm paszgjedhor me BDI-në
- Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
- Bilall Kasami viziton fshatrat e komunës së Tearcës
- Rita dhe Fidani sjellin hitin e ri