Photo: novatv.mk
29 November
Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së kanë filluar të protestojnë para Minsitrisë së Drejtësisë në shenjë mbështetje për të arrestuarit e lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Kordoni i policisë është pozicionuar para godinës së Ministrisë. Në protestë janë të pranishëm funksionar të lartë të partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe vet kreu i kësaj partie, Nikolla Gruevski.
Antonio Milosheveski ishte i pari që u ngjit në foltore i cili apeloi deri te Prokuroria dhe Ministria e drejtësisë që ta ri-mendojnë dhe të bëjnë ndarje mes njerëzve sepse sipas tij njerëz të pafajshëm janë arrestuar.