22 June
Pas prezantimit të zv/ ministrave nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, pasuan reagimet e shumta të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Me këtë rast Antonio Milloshoski theksoi se zv/ ministri për punë të jashtme Arta Toçi, nuk është e denjë për tu emëruar në këtë post, pasi sipas tij, Toçi më herët ka deklaruar se Maqedonia perëndimore duhet t’i takoj Shqipërisë dhe se Maqedoninë në të shumtën e rasteve e quan FYROM.
“Arta Toçi mbështet idenë se Maqedonia perëndimore duhet t’i takojë Shqipërisë. Vlerësojmë se një sjellje e këtillë, duke cenuar integritetin territorial dhe emrin tonë kushtetues nuk jep garanci se Arta Toçi me entuziazëm do ta përfaqësoj Republikën e Maqedonisë, të cilën në të shumtën e rasteve madje e quan FYROM”.