VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë edhe sot protestat kundër valës së arrestimeve të ish zyrtarëve të kësaj partie dhe personave të tjerë të përfshirë në dhunën në Kuvend, natën e 27 prillit. Protesta e sotme do të zhvillohet përpara Ministrisë së Drejtësisë. Në thirrjen e kësaj partie për protesta theksohet se Kur drejtësia është shkelur, atdheu dobësohet. Atdheu nuk mund të shkojë para kur drejtësia shndërrohet në padrejtësi, kur revanshizmi bëhet stil i jetës, kur përndjekja politike shndërrohet në pasion”. Simpatizantë të VMRO-së tanimë disa ditë me radhë protestojnë në lokacione të ndryshme, pas vendimit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e 36 personave, në mesin e të cilëve edhe 6 deputetë të VMRO-DPMNE-së për veprën “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet në Kuvend.
Data 18.04.2024
Aktuale
- Romeo nuk mban dot lotët pasi merr mesazhin nga Donaldi
- Ilir Hasani: Kultura e fisnikëron dhe zbukuron njeriun
- Osmani: Fronti Europian është një ide e madhe, të cilës i ka ardhur koha
- Vajza e të vrares në Pejë prekë mijëra zemra
- Ahmeti: Bashkë do shënojmë fitoren më të madhe
- Arben Taravari: Votuesi shqiptar do të ketë dy opsione, atë të pushtetit 22 vjeçar dhe opsionin e shpresës
- Shkup: “Logos – A” vjen me 30 % zbritje në Panairin e Librit!
- Taravari i bindur se do të ndodhin ndryshimet kushtetuese: VLEN garanca më e madhe se nuk do të na përsëritet 2008-ta