Një vrasje ka ndodhur në orët e mesditës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa në vendngjarje janë Policia dhe ndihma e shpejtë.
Ndryshe, Telegrafi ka tentuar të marrë informata shtesë për rastin nga Policia e Kosovës, por deri në këto çaste ishte e pamundur.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për rastin. /Telegrafi/