Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç¬ në një intervistë për RTS ka thënë se shërbimet e tyre janë të fuqishëm dhe shumë mirë e dinë se çfarë ka bërë Maqedoni në lidhje me Serbinë.
“Ne nuk do të lejojmë që të na fusin në lojë, të gjithë në botë e dinë dhe janë të informuar se çfarë loje luajnë. Ne nuk kërkojmë asgjë nga Maqedonia. Si ta di unë se do ta ndryshojnë qëndrimin për UNESKO-n? Ajo që po tentojnë është që të krijojnë fotografi se Serbia është pika e vetme e zezë në Ballkan e cila së bashku me Rusinë gjoja bëjnë komplote. Ata e dinë shumë mirë se çfarë dimë ne.”, ka thënë Vuçiç për RTS, transmeton SHENJA.
Ai tha se nuk e dinë nëse marrëdhëniet do të jenë në nivel të lartë.
“Do të bisedoj me Zaevin, mund të flasim për ekonomi. Ndërsa, të na thoni se na doni dhe çdoherë votoni kundër ne, ju lutem më mirë mos na tregoni. Ne kundër ju nuk bëjmë asgjë, ju pranojmë me emrin kushtetues në kundërshtim me vullnetin e BE-së”, ka shtuar Vuçiç.
Data 24.04.2024
Aktuale
- Gresa Hoti trondit rrjetin me fotot në bikini, ekspozon me shumë se ç’duhet!
- Pasi shumbi shumë peshë, Big Mama tash merr guximin të shfaqet në këtë veshje
- Ageler: Nuk do të arrihet asgjë me mosvotim
- Nuk do besoni se kush i bashkoj Luizin dhe Ledrin
- VLEN: BDI-ja si zakonisht gënjen
- Gjykata Supreme pasnesër do të mbajë seancë publike pas ankesës së babait të Vanjës kundër masës së paraburgimit
- Me superekspertizë do të vazhdojë procesi gjyqësor për lehonën nga Dibra
- Shporta sindikale minimale për prill është 60.212 denarë,