“All I want for Christmas… shit happens”

Kryesore | Publikuar më 02.01.2017 në ora 12:31

Këngëtarja e njohur, Mariah Carey kaloi një moment të sikletshëm në skenë, teksa ishte ftuar në “Times Square” për të festuar ndërrimin e viteve.

Një problem teknik bëri që këngëtarja të mos ishte fare e sinkronizuar.

Megaylli improvizoi për pak momente, por në fund ui dorëzuar.

“Gjërat nuk po bëhen më mirë,” tha ajo, duke braktisur skenën.

“Thjesht doja një festë, a nuk mund ta kem një të tillë”, tha mes emocioneve.

Më vonë, ajo shkroi në Instagram: “Gjëra m… që ndodhin”.

Këngëtarja ka pasur një vit të vështirë, pasi u nda nga i fejuari i saj miliarder.