20 November
Prioritet në punën e Kuvendit deri në fund të vitit është miratimi i pakos së ligjeve reformuese të cilat dalin nga rekomandimet e Pribesë, porositi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin e sotëm me eurokomisarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han.
Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, në fillim të takimit, kryetari Xhaferi e informoi eurokomisarin për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me proceset reformuese për marrjen e rekomandimit pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nga ana e tij, eurokomisari Han nënvizoi se me rëndësi esenciale është miratimi i ligjeve të cilat janë të domosdoshëm për marrjen e vlerësimit pozitiv në fillim të vitit të ardhshëm dhe e përshëndeti marrëdhënien e kryetarit të Kuvendit ndaj opozitës parlamentare dhe ndryshimeve pozitive në vend në drejtim të përpilimit të raportit pozitiv për Republikën e Maqedonisë.