Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi,
në kuadër të vizitës në SHBA, realizoi takime individuale me kongresmenët Robert Pitinxher, Robert Aderholld dhe Dejv Trot.
Siç kumtoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit, kongresmeni Robert Pitinxher, i cili njëkohësisht është edhe mikpritës i Forumit Parlamentar të sigurisë, në fillim të takimit theksoi se është i nderuar që kryetari Xhaferi e pranoi ftesën për pjesëmarrje në këtë tubim të rëndësishëm i cili është vazhdim i
forumit prej në qershor të vitit 2017 në Riga. Në këtë kontekst, ndër të tjerat, kryetari Xhaferi e informoi kongresmenin Pitinxher për ndryshimet ligjore me të cilat sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve tanë në formacione ushtarake të huaja.
Bashkëbiseduesit konstatuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë gjenden në anën e njëjtë në luftën kundër terrorizmit në botë. Sundimi i të drejtës, liria e të folurit dhe pavarësia e institucioneve janë fondamenti kryesor për ndërtimin e shoqërisë demokratike të shëndoshë të integruar në NATO dhe BE, citohet në kumtesë.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Sara Hoxha bën deklaratën e papritur: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës, por…
- Dimitrievski: Nuk do të hyj në asnjë koalicion të mundshëm paszgjedhor me BDI-në
- Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
- Bilall Kasami viziton fshatrat e komunës së Tearcës
- Rita dhe Fidani sjellin hitin e ri
- Conte i thotë “po” gjigantit italian?
- Luis Enrique thumbon Mbappen: Vitin tjetër do të jemi më të mirë
- Dy persona të lënduar! Njëri përfundon në Urgjencën e “Nënë Terezës” – detaje nga aksidenti në Çair