Xhevdet Pozhari: Antislamistët më të egër – myslimanët që turpërohen prej vetvetes

Kosovë | Publikuar më 04.04.2018 në ora 19:02

Shkrimtari dhe gazetari nga Kosova, Xhevdet Pozhari në një postim në rrjetin e tij social ka shkruar se në Kosovë, Islamin më së shumti janë duke e rrezikuar myslimanët që nuk guxojnë ta varin kryqin në qafë. Sipas tij, të tillët do të bënin mirë që ta ndërronin fenë dhe t’i lënin të qetë myslimanët që jetojnë në paqe me fenë e vet, njofton Almakos.

Më poshtë ua përcjellim të plotë postimin e Xhevdet Pozharit.

Xhevdet T. Pozhari
 Debatet e fundit në Kosovë janë tregues se nga të gjithë anti-islamistët më të rrezikshmit janë ata “myslimanë” të cilët duke u përpjekur që të duken sa më “pro – perëndimor”, ngaqë vuajnë nga inferioriteti dhe komplekset, nuk kanë guxim ta varin kryqin në qafë.

E, unë atyre mund t’u them vetëm kaq: kush ju ndalon ta ndërroni fenë dhe të bëheni edhe më “katolik se papa”?! Kështu do të na linit rehat neve që jetojmë në paqe me fenë të cilës i përkasim.

Po ashtu, emisionin debativ Rubikon/KTV, gazetari Xhevdet Pozhari është përplasur ashpër me debatuesit duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë pas dëbimit të 6 shtetasve turq në Turqi.

 

Më poshtë mund ta ndiqni debatin e plotë.