Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) e Ljubisav Ivanov-Xingo në kumtesën e sotme thekson se do të kundërshtohet ashpër në çdo tentativë për ndërrim të Kushtetutës dhe nuk pranon kurrfarë shantazhe dhe presione gjatë formimit të Qeverisë së re.
Duke aluduar në Platformën e partive shqiptare, PSM përkujton se partitë e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” e kanë marrë besimin nga shumica e qytetarëve, të konfirmuar edhe me numrin e mandateve në Parlament.
PSM pret që Qeveria e re të vazhdojë, atje ku ka mbetur, t’i ndërtojë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndëretnike, besimin dhe bashkëjetesën, të krijuar në periudhën e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, thuhet në kumtesën e partisë. Lidhur me Platformën e partive të shqiptarëve në Maqedoni me kërkesë dhe kushte për negociata për formim të qeverisë së re me partitë politike të Maqedonisë, PSM konsideron se ky është projekt drejtpërdrejtë i orientuar për rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë.
Data 25.04.2024
Aktuale
- (VIDEO) Rritja e buxhetit për modernizimin e armatës, tregues i fortë i përkushtimit të RMV në NATO
- Rezultati zgjedhor: Prof. Dr. Sylejman Baki bën thirrje që MPB të jetë korrekte dhe e paanshme
- Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës
- Siljanovska: Si presidente do të punoj për të krijuar unitet, premton se do të bashkëpunojë me opozitën
- A i ruajtën bastionet partitë politike shqiptare?
- Kë do ta përkrahin në raundin e dytë, Siljanovskën apo Pendarovskin? Ja si pergjigjet Zejdi
- Emocionuese çfarë thotë Violetë Kukaj për fëmijët e saj
- Kryetari i TDP (Partisë Demokratike Turke) reagon për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale