Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) e Ljubisav Ivanov-Xingo në kumtesën e sotme thekson se do të kundërshtohet ashpër në çdo tentativë për ndërrim të Kushtetutës dhe nuk pranon kurrfarë shantazhe dhe presione gjatë formimit të Qeverisë së re.
Duke aluduar në Platformën e partive shqiptare, PSM përkujton se partitë e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” e kanë marrë besimin nga shumica e qytetarëve, të konfirmuar edhe me numrin e mandateve në Parlament.
PSM pret që Qeveria e re të vazhdojë, atje ku ka mbetur, t’i ndërtojë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndëretnike, besimin dhe bashkëjetesën, të krijuar në periudhën e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, thuhet në kumtesën e partisë. Lidhur me Platformën e partive të shqiptarëve në Maqedoni me kërkesë dhe kushte për negociata për formim të qeverisë së re me partitë politike të Maqedonisë, PSM konsideron se ky është projekt drejtpërdrejtë i orientuar për rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë.
Data 26.04.2024
Aktuale
- “Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit”
- Strumica, kampion i Maqedonisë së Veriut për herë të 11-të
- Raporti i DASH-it, juristi “zbulon” çka i mungon Kosovës/ Kjo gjë mund ta luftojë korrupsionin
- Babai në Prishtinë e sulmon fizikisht vajzën e tij, 21-vjeçarja e denoncon në Polici
- SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
- Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
- Punë nga shtëpia e që ora paguhet deri 200 euro, këto janë punët që mund t’i bëni
- Dënuan molotovin te Bashkia e Tiranës, edhe Tabaku kundër ambasadave perëndimore: Nuk na votojnë ata