Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me homologun e tij nga Shqipëria, Kryeministri Edi Rama vizitoi sot komunën e Pustecit. Në Pustec dy kryeministrat realizuan takim me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, ndërkaq vizit edhe shkollën dhe do të dhurojnë pajisje për nxënësit, njofton Almakos.
.
Zaev shprehu mirënjohje për kryeministrin e Shqipërisë Rama për kujdesin që ai tregon për qytetarët e Shqipërisë me prejardhje etnike maqedonase.
“Kjo është një mënyrë për të hapur dhe zgjidhur çështjet. Prania e dy njerëzve të parë të pushtetit ekzekutiv në Maqedoni dhe Shqipëri, këtu në Pustec, është një simbol i madh i promovimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, pasi komunitetet pakicë janë urë e atij bashkëpunimi dhe kujdesi për ta është i një rëndësie të madhe. Bëhet fjalë për dy vende që janë të orientuara nga Evropa, të gatshëm të çmojnë të drejtat e pakicave “, shtoi kryeministri Zaev.
Ai u shoqërua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, Ministrja i Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska dhe Ministri përgjegjës për Diasporën Edmond Ademi së bashku me kryeministrin Rama, i cili u shoqërua nga Ministri për Evropën Dimitrij Bushati Ministrja e Arsimit, Lindita Nikola, dhe Pandeli Majko, Ministër i Diasporës./Almakos