“Dhënia e mandatit është fillimi I fundit të krizës politike”, ka thënë për gazetën serbe Kurir, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ai ka thënë se në dhjetë ditët e ardhshëm do të tentojë që të formojë qeverinë dhe deri tek kuvendi të dorëzojë programin qeveritarë.
“Deri në fund të muajit do të kemi qeverinë e re reformuese. Dëshiroj bashkëpunim me opozitën e ardhshme, kemi nevojë për ta. Së bashku duhet t’i sjellim ligjet për të cilat na duhet shumica prej dy të tretës. Më vjen mirë që të gjithë së bashku jemi për agjendën integruese në BE dhe NATO”, ka thënë Zaev.