Kryeministri Zoran Zaev ka 8 këshilltarë të veçantë dhe 4 këshilltarë të jashtëm. Këshilltarë të veçantë janë Tanja Çaçareva Ilievska, për drejtësi, Cvetanka Llaskova për kulturë, Ljupka Cvetkovska për administratë, Marjan Zabërçanec për marrëdhënie me publikun, Dane Taleski për punë të jashtme,Bojan Mariçiq për euro integrime, Lençe Nikollovska për bujqësi dhe Dragan Jovanov për ekonomi. Rroga e këshilltarëve të veçantë varion nga 35 deri më 40 mijë denarë. Përveç, 8 këshilltarëve të veçantë kryeministri Zaev ka edhe 4 këshilltarë të jashtëm, mes të cilëve edhe një shtetas të Serbisë, i cili është edhe më i paguari në listën e të gjithë këshilltarëve të tij, raporton SHENJA.
Zoran Bashanoviq nga Serbia është këshilltar për çështje ekonomike , ndërsa honorari i tij do të jetë 90-të mijë denarë, ose rreth 1 500 euro. Këshilltarët e tjerë janë edhe Ismet Ramadani dhe Mersel Bilalli, të cilët do të marrin honorar prej 40 mijë denarëve, ose 650 euro. Ramadani dhe Bilalli janë këshilltarë për këshilla dhe analiza për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe prioritetet e integrimit euroatlantik. Këshilltari i katërt është Mitko Andreevski, që do të jetë i angazhuar për përpilimin e elaborateve në fushën e energjetikës.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes
- Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Santianës? Shfaqet në këtë gjendje!
- E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
- Ahmeti nga Vrapçishti: Fronti Europian nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari më të gjatë
- Osmani në takim me Forumin e gruas dhe Forumin e të rinjve të BDI-së
- “Duhet me i falë pesë vaktet e namazit”, Shkendije Mujaj tregon mashkullin ideal për të
- Thaçi: Albin Kurti nuk ka asnjë njeri në RMV
- Le të kontribuojmë për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion