Lideri i LSDM, Zoran Zaev ka thënë se gati për çdo ditë takohet me liderët e shumicës parlamentare me qëllim që të dakordohen nëse duhet të kyçen në debatin apo të heshtin.
“Po punojmë me kujdes në hapat e ardhshme për debllokim të Kuvendit, përzgjedhjen e kryetarit, dhe më pas transferim të qetë dhe shikojmë që të mos bëjmë diçka që do të ishte në favor të kundërshtarit politik”, ka thënë Zaev.
Ai ka pohuar se për një kohë të shkurt do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe se duhet të jenë të vëmendshëm të mos shkaktojnë incidente. /SHENJA/